Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim aktivistin e njohur për çështjet shqiptare në New York, Naser Nika

8 Qershor, 2023

Prishtinë, 8 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin dhe aktivistin e njohur për çështjet shqiptare, Naser Nika.

Në këtë takim shumë miqësor, kryeministri Kurti falënderoi z. Nika për kontributin dhe punën e tij të madhe që ndërlidhet me vendin e popullin tonë, duke qenë zë i fortë i mërgatës sonë shqiptare në SHBA.

Z. Nika i dhuroi kryeministrit Kurti një certifikatë mirënjohjeje nga kongresmenja Nicole Malliotakis, përfaqësuese e distriktit të 11-të të New York-ut.

Aktivisti Naser Nika njihet po ashtu për iniciativën e tij që një rrugë në Staten Island në New York, ka marrë emrin e një nga personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar, Ismail Qemali, rrugë kjo e cila u inaugurua ditë më parë.

Certifikata-e-mirenjohjes-per-Kryeministrin-Kurti

 

Last modified: 8 Qershor, 2023

Comments are closed.

×