Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja

11 Shtator, 2023

Prishtinë, 11 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja.

Në takim u theksua rëndësia e projektit madhor mbi enciklopedinë shqiptare, i nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhje e përbashkët të vitit të kaluar.

Akademiku Kraja shprehu përkushtimin e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e Enciklopedisë shqiptare, teksa e njoftoi kryeministrin me punën dhe arritjet kryesore të Akademisë.

Last modified: 11 Shtator, 2023

Comments are closed.

×