Prishtinë, 19 shkurt 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në urimin e kryeministri Spajić.
Ai gjithashtu është shprehur i bindur në përmbushjen e pritjeve të partnerëve evropianë, për të arritur qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera, do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik.
Përkthimi jozyrtar i letër urimit :
I nderuari Kryeministër,
Kam kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emrin tim t’ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik.
Jam i bindur se do të kemi sukses në përmbushjen e pritjeve të partnerëve tanë evropianë, në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera, do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik.
Pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Mr. Milojko Spajić
Leter-urimi-nga-Kryeministri-te-Malit-te-Zi-per-17-vjetorin-e-shpalljes-se-Pavaresise
Last modified: 19 Shkurt, 2025