Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e liderëve rajonalë të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski

21 Janar, 2024

Shkup, 21 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kjo darkë i paraprin takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbahet nesër në Shkup kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

 

 

Last modified: 22 Janar, 2024

Comments are closed.

×