Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti ka pranuar letër falënderimi nga Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Ugljanin

3 Gusht, 2023

Prishtinë, 3 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Ugljanin, me rastin e urimit nga kryeministri të 33-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

Në këtë letër, kryetari Ugljanin, ka shkruar se Republika e Kosovës, me Kryeministrin Kurti në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.

Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet e mira, kryetari Ugljanin e ka falënderuar kryeministrin për urimin e dërguar, duke shprehur respektin e tij më të thellë.

 

Letra e plotë e përkthyer:

Partia e Aksionit Demokratik – Sanxhak
REPUBLIKA E KOSOVËS
QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Zotëri Albin Kurti, kryeministër
Novi Pazar, 02.08.2023

I nderuari Kryeministër,

Në emrin tim personal si edhe në emër të Boshnjakëve të Sanxhakut, simpatizuesve dhe anëtarëve të Partisë së Aksionit Demokratik, dëshiroj të Ju falënderohem në mënyrën më të sinqertë të mundur për urimet e mira me rastin e 33 vjetorit të partisë sonë.
Republika e Kosovës, me Ju në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.
Ne mendojmë se për paqe të drejtë e të qëndrueshme dhe bashkëpunim në Ballkanin Përendimor duhet të ekzistoj simetri e të drejtat-reciprociteti, e jo qasje e privilegjuar për një popull, grup etnik ose komunitet.
Në kohën e sfidave të mëdha për shtetin e Kosovës, jemi të sigurt në forcën dhe vendosmërinë për të vazhduar rrugën e prosperitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokracisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet tona të mira Ju falënderohem edhe një herë
për urimin e dërguar.

Pranoni respektin tim të thellë,
KRYETARI
Dr. Sulejman Ugljanin

 

Predsjednik-Vlade-Republike-Kosovo-Albin-Kurti

Last modified: 3 Gusht, 2023

Comments are closed.

×