Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti ishte i ftuar i Institutit Karl – Renner për të diskutuar për zhvillimet në dhe përreth Kosovës

13 Nëntor, 2023

Vjenë, 13 nëntor 2023

Pas pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar si mysafir nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi zhvillimet në Kosovë dhe interesat gjeopolitike përreth vendit tonë.

Në fjalë hyresë ai foli për qeverisjen në prag të përmbushjes së 2/3 të mandatit, duke dhënë theks stabilitetit të lartë institucional, zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik në këto gati 32 muaj.

Rritjen ekonomike prej 10.7 të Bruto Produktit Vendor në vitin 2021, 5.2 për qind në vitin 2022, dhe 3.8 për qind që pritet të jetë për këtë vit, kryeministri tha se jemi kujdesur që rishpërndajmë të qytetatarët në shërbimë të drejtësi social dhe në të mirë të gjithmbarshme. Si rezultat, ai shtoi se Kosova, sipas Bankës Botërore, ka pasur pakon më të madhe si përqindje e BPV në rajon për mbështetje ndaj qytetarëve në përmballje me inflacionin dhe krizën energjetike.

Më tej, duke folur për indikatorët kryesore ekonomik, kryeministri po ashtu përmendi dhe dyfishim e eksporteve dhe investimeve të huaja, kurse të ardhurat tatimore tha se janë rritur për 2/3, krahas mbështetjes që është rritur për bujqit dhe për familjet me qëllim rritjen e efiçiencës energjetike.

Ai veçoi gjithashtu arritjet në fushën e arsimit, ku nënvizoi vendimin për ta bërë arsimin e lartë publik falas, incentivat për studentë në fushat STEM përmes bursave studimore, fillimin dhe vazhimin e arsimit dual në gjithsej 12 profile nga 4 sa ishin vitin e pare, dhe përfshirjen e lëndës së kodimit nga klasa e parë prej vitit të ardhshëm akademik.

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kryeministri Kurti tha se janë realizuar mbi 1 mijë operacione policore, diku 3800 persona të arrestuar për krim e korrupsion, gati 300 zyrtarë publikë, sepse siç tha i nuk mund ta luftosh korrupsionin e krimin e organizuar në shoqëri kur e ke brenda institucioneve publik, si dhe janë mbyllur 32 rrugë ilegale gjithsej, prej të cilave 24 në veri në veri të vendit, ku gjithashtu janë shkatërruar 9 laboratorë të drogës dhe 6 laboratorë për prodhimin e kriptovalutave.

Paravërisht interesimit dhe përpjekjes sonë për t’u fokusuar transformimin socio-ekonomik, në fjalën hyrëse ai tha se ballafaqimi me gjeo-politiken ka qenë domosdoshmëri. Kryeministri tha se gjërat janë komplikuar edhe më shumë pas agresionit rus në Ukrainë për shkak se Serbia u bë vendi i vetëm evropian që nuk i vuri sanksione Federatës Ruse, derisa ka 48 baza të përparme operative, 20 prej të cilave janë të xhandarmërisë e tjerat ushtarake, përreth kufirit me Kosovën përveçse grupe kriminale dhe të dhunshme.

Në paraqitjen e tij kryeministri para të pranishmëve u shpreh i bindur se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe  prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. Për këtë, ai tha se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit, i cili na përgatit për integrimin evropian dhe se Kosova ka bërë hapin më të madh përpara të evidentzar edhe nga Raporti i Vendit i BE-së dhe se ditën kur të Kosov do të bëhet anëtarë të BE-së duhet të matet në vite dhe jo në dekada.

Kjo ishte hera e tretë që kryeminsitri Kurti ishte mysafir i Karl-Renner-Institut. Gjatë diskutimit për mbi një orë, kryeministri gjithashtu iu përgjigjë pyetjeve dhe interesimit të audiencës së pranishme.

 

 

Last modified: 15 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×