Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varret e tre veprimtarëve të angazhuar për lirinë e Kosovës: Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

2 Dhjetor, 2023

Prishtinë, 2 dhjetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe te varret e tre veprimtarëve të angazhuar për lirinë e Kosovës: Hyzri Talla, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Maliqi – gazetar, eseist dhe poet, si dhe Ilir Durmishi, ushtar i shquar i UÇK-së, me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së tyre.

“Për t’i kujtuar këta tre dëshmorë që 25 vite më parë u vranë teksa po e shtronin rrugën e lirisë së Kosovës dhe njëkohshëm po ecnin nëpër të, sot bëmë homazhe në vendin e rënies së tyre, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”, tha kryeministri.

Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi ranë dëshmorë për çlirimin e Kosovës, të angazhuar me tërë qenien për lirinë të cilën ne të gjallët dhe brezat e mëpastajmë e jetojmë dhe gëzojmë, shtoi ai.

Gjatë homazheve, kryeministri Kurti gjithashtu takoi familjarë dhe bashkëluftëtarë të Hyzriut, Afrimit dhe Ilirit, që me krenari kujtonin dhe nderonin veprën e tyre.

Last modified: 4 Dhjetor, 2023

Comments are closed.

×