Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të merrë letra përgëzimi nga liderë botërorë

13 Prill, 2010

Prishtinë, 13 prill 2010

Me rastin e konkursit kombëtar të nxënësve të Kosovës “Festo me mua” (Celebrate with Me), në dyvjetorin e Pavarësisë,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, liderëve botërorë u ka dërguar nga një punim pikture të nxënësve kosovarë, të shoqëruar me një letër . Vizatimet dhe pikturat paraqesin motive për  dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministrit të Qeverisë  së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vazhdojnë t’i vijnë letra nga liderë botërorë, në të cilat shprehet falënderimi  për letrën dhe pikturën e dërguar.

Kryeministrit Thaçi letër falënderuese i ka dërguar kryeministri slloven dr. Danilo Turk, i cili ndër të tjera thekson bindjen e tij se artistët e rinj të Kosovës paraqesin vlera që simbolizojnë paqen, prosperitetin dhe stabilitetin, si kushte të rëndësishme për zhvillimin e një shteti të ri, siç është Kosova.

Ndërkaq, kryeministri i Norvegjisë, Jenz Stoltenberg, në letrën e tij falënderon kryeministrin Thaçi për dërgimin e pikturës së artistit të ri të Kosovës, duke nënvizuar faktin që përmes saj populli i Kosovës shpreh qartë  vullnetin për një të ardhme paqësore.

Kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesiq në letrën e tij (15 mars 2010) shpreh falënderimin për pikturën e dërguar dhe shpreh bindjen se Kosova është vend i rëndësishëm i stabilitetit dhe sigurisë në rajon, që ndërton demokracinë, respekton diversitetin kulturor dhe të drejtat e njeriut, si vlera themeltare të shoqërisë demokratike dhe të botës moderne.

Po ashtu, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, falënderon kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi përmes një letre, ku thekson se vizatimi i nxënësit kosovar parqet mesazhin e qartë të aspiratave të popullit të Kosovës për paqe dhe ardhmëri prosperuese.

Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër nga Presidenti i Republikës së Irlandës,  McAleese në të cilën shprehet falënderimi  për vizatimin e dërguar dhe urimet për shtetin e ri të Kosovës.

Last modified: 13 Prill, 2010

Comments are closed.