Prishtinë, 21 maj 2009
Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që pritja për zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden të jetë e nivelit shtetëror.
Qeveria fton të gjithë qytetarët të jenë pjesë e festës dhe mikpritjes së mikut të madh të Kosovës, nënpresidentit Biden.
Kjo mikpritje është respekt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për popullin amerikan, për qeverinë amerikane, është zotim i thellimit të miqësisë së përjetshme në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve.
Kryeministri Hashim Thaçi do të takojë sot nënpresidentin e SHBA-ve, Joseph Biden.
Last modified: 21 Maj, 2009