Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave

7 Qershor, 2010

Prishtinë, 7 qershor 2010
 
Në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së punës së qeverisë në periudhën vijuese dhe duke u bazuar në nenin 94, paragrafin (1) dhe (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave, në pozitat, si vijon:
 
Z. Emin Krasniqi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
 
Z. Idriz Vehapi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
 
Z. Naim Fetahu, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike
 
Z. Zenun Pajaziti, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
 
Z. Imri Ahmeti, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
 
Z. Arban Abrashi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane
 
Z. Xhabir Morina, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
 
Z. Dardan Gashi, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane
 
Z. Gani Elshani, emërohet Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit

Last modified: 7 Qershor, 2010

Comments are closed.