Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi qëndroi në komunat Skënderaj dhe Drenas, mbjell fidanin e perspektivës për Drenicën

18 Maj, 2009

Prishtinë, 18 maj 2009

Në qendër të Skënderajt,  Kryeministri Hashim Thaçi mbolli edhe një fidan të ri, si dhe inspektoi punimet në projektet që po realizohen në këtë komunë.

 “Sot jam këtu në Skenderaj për t’i inspektuar punimet që kanë ndryshuar definitivisht edhe këtë pjesë të pazhvilluar të Kosovës. Janë investime të cilat po shihen kudo, qoftë në ndërtimin e shkollave të reja, kanalizimeve, të fillimit të ndërtimit të shtratit të lumit Klina, të ndryshimit dhe shtrimit të asfaltimit të rrugëve në qytet, të shumë e shumë rrugëve të reja në gjithë këtë rajon, të zgjerimit të hapësirave të gjelbërimit, prandaj kjo është pema e një jetë të re, është fidani i perspektivës për Drenicën”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se realisht edhe kjo zonë ka qenë e diskriminuar në ish Jugosllavi dhe në dhjet vjetshin e kaluar . Tash gjërat kanë ndryshuar anë e kënd Kosovës , prandaj jam këtu që ti përgëzojë këta njerëz për sukseset e arritura. Ky progres nuk do ndalet këtu, vetëm do të avancojë.

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë ditës ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz dhe ka bërë homazhe para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari. Kryeministri Thaçi është interesuar për zhvillimin e punëve ndërtimore në kuadër të Kompleksit Memorial në Prekaz.

Kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ka falënderuar kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen për ndërtimin dhe modernizimin e jetës në Drenicë.

Pas vizitës në Skënderaj, kryeministri Thaçi i ka bërë një vizitë edhe Drenasit, ku është pritur nga udhëheqja komunale dhe mijëra qytetarëve. Z. Thaçi me këtë rast ka vizituar vend punishten për parkun e qytetit “Adem Jashari “ në qendër të Drenasit.

Last modified: 18 Maj, 2009

Comments are closed.