Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon homologun polak Donald Tusk me rastin vdekjes tragjike të presidentit polak Lech Kaczynski

10 Prill, 2010

Prishtinë, 10 prill 2010

Me rastin e vdekjes tragjike të Presidentit polak Lech Kaczynski, Kryeminsitri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ngushëlluar kryeministrin polak Donald Tusk. Në telegram thuhet:

Shkelqësia Juaj, kryeministër Tusk,

Me dhembje dhe pikëllim morën lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe të shumë qytetarëve tjerë në fatkeqësinë ajrore që ndodhi sot.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të thellë për qeverinë dhe popullin polak.

Kam bindjen që populli polak dhe institucionet e tij do të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje e cila ka prekur ndjenjat e miliona njerëzve në mbarë botën.

H
ashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 10 Prill, 2010

Comments are closed.