Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Sheholli, me rastin e vdekjes së veprimtarit Hakif Sheholli

16 Maj, 2014

Prishtinë, 16 maj 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Sheholli, me rastin e vdekjes së veprimtarit Hakif Sheholli

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Sheholli,

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit dhe patriotit të respektuar, Hakif Sheholli.

Vdekja e Hakif Shehollit, është humbje për familjen tuaj, për shoqërinë, për shokët, për bashkëveprimtarët dhe për vendin tonë, për të cilin dha një kontribut të çmuar, me përkushtim, sakrificë dhe sjellje fisnike.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës 

Last modified: 16 Maj, 2014

Comments are closed.