Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Mehmeti, me rastin e vdekjes së poetit dhe pedagogut Din Mehmeti

12 Nëntor, 2010

Prishtinë, 12 nëntor 2010

Në tekstin e  telegramit të ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Mehmeti,

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, pedagogut dhe  intelektualit të njohur kosovar, Din Mehmeti.

Me vdekjen e Din Mehmetit familja tij ka humbur një njeri të dashur, ndërsa  kultura një krijues të përmasave kombëtare.

Krijimtaria  e tij letrare do të mbetet një pasuri kulturore jetëgjatë në saje të të arriturave të larta estetike.

Me vdekjen e Din Mehmetit letërsia shqipe ka humbur fizikisht një ndër individualitet e saj origjinale.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
 

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 12 Nëntor, 2010

Comments are closed.