Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hysa, me rastin vdekjes së poetit Bedri Hysa

14 Prill, 2013

Prishtinë, 14 prill 2013

E nderuara familje Hysa,

Me pikëllim morëm lajmin pë vdekjen e poetit dhe punëtorit shumëvjeçar të kulturës, Bedri Hysa.

Vdekja e poetit Bedri Hysa është humbje për familjen tuaj, pë kulturën dhe letërsinë shqipe, së cilës i dha një kontribut të shquar.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më te thella.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 14 Prill, 2013

Comments are closed.