Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Bruksel

16 Qershor, 2010

Prishtinë, 16 qershor 2010

Në takimet e kryeministrit Thaçi me udhëheqësit e lartë të BE-së do të rikonfirmohet thellimi i të gjitha përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, për marrëveshjen tregtare me BE-në dhe çështje tjera me interes.

Pas marrjes së pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në, në muajt në vijim Kosova pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kryeministri Thaçi do të prezantojë zhvillimet pozitive në sigurinë dhe stabilitetin e vendit. 

Last modified: 16 Qershor, 2010

Comments are closed.