Prishtinë, 28 mars 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musfata.
Kryeministri Thaçi e ka informuar z. Mustafa për rrjedhën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht për takimin e shtatë mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri Thaçi edhe në këtë takim ritheksoi se integrimi i pjesës veriore të Kosovës do të bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kryeministri ka theksuar edhe njëherë domosdoshmërinë e shpërbërjes së të gjitha strukturave ilegale të sigurisë dhe fillimin e funksionit të sistemit të drejtësisë ne veriun e Kosovës, në mënyrë që edhe në atë pjesë të territorit të ketë lëvizje të lirë dhe krijim të ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët.
Kryeministri Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Mustafa diskutuan edhe për zhvillime tjera aktuale në vend, me theks të veçantë në nevojën e konsensusit në përmbylljen e suksesshme të reformës zgjedhore.
Last modified: 14 Maj, 2022