Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Ndihmës-zëvendëssekretaren e Mbrojtjes të SHBA-ve, Celeste A. Wallender

8 Shkurt, 2012

Prishtinë, 8 shkurt 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Ndihmës-zëvendëssekretarja e Mbrojtjes, Celeste A. Wallender.

Temë kryesore e takimit ishin zhvillimet aktuale, gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon dhe forcimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Kryeministri Hashim Thaçi në takimin me Ndihmës-zëvendëssekretarja e Mbrojtjes të SHBA-ve, Celeste A. Wallender prezantoi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e ndërtimit të shtetit demokratik të Kosovës, me fokus përkushtimet insitucionale për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.

Kryeministri Thaçi në takim vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për avancimin e të gjitha procesve demokratike në Kosovë, me theks të veçantë mbështetjen e SHBA-ve në fushën e rendit dhe ligjit.

Last modified: 8 Shkurt, 2012

Comments are closed.