Prishtinë, 19 shkurt 2009
Në rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar telegrame urimi dhe përgëzimi nga kryeministra dhe ministra të punëve t jashtme nga vende të ndryshme.
Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Miliband, në telegramin e tij përgëzon kryeministrin Thaçi për progresin e ndërtimit të shtetit demokratik në Kosovë dhe shprehet që viti i dytë i shtetësisë së Kosovës të jetë vit i konsolidimit të pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke i dëshiruar kryeministrit suksese në vitet në vijim, për shtetin e pavarur të Kosovës, shprehet se Turqia do të vazhdojë të mbështes Kosovën në ndërtimin e të ardhmes së saj të suksesshme.
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, në telegramin e tij shprehet për mbështetjen e Kosovës për të siguruar një të ardhme dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vet.
Në telegramin e urimit të kryeministrit të Lituanisë, Ivars Godmains, shprehet bindja për vazhdimin e relacioneve miqësore në mes të Kosovës dhe Lituanisë edhe në vitet që po vijnë.
Telegram të urimit, kryeministri Hashim Thaçi, ka marrë edhe nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha,, në të cilin shprehen urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin e ri të Kosovës, si dhe angazhimin e ndërtimit të raporteve bilaterale që do të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Last modified: 19 Shkurt, 2009