Prishtinë, 7 tetor 2010
Në telegramin e kryeministrit Thaçi thuhet:
I nderuari kryeministër Reinfeldt,
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër timin personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të ju uroj me rastin e rizgjedhjes suaj si kryeministër i Mbretërisë së Suedisë, dhe me këtë rast ju dëshirojë suksese në punën dhe angazhimet tuaja dhe të Qeverisë suaj, në rrugën drejt mirëqenies dhe prosperitetit te vazhdueshëm të vendit tuaj.
Bashkëpunimi i deritashëm në mes të dy vendeve tona ka qenë një shembull i mirë dhe do të angazhohemi që edhe në të ardhmen, vendet tona të vazhdojnë bashkëpunimin në interesin reciprok të shteteve dhe të qytetarëve tanë.
Suedia ka qenë dhe vazhdon të jetë një vend mik për Kosovën dhe popullin e saj. Ne kemi një respekt të veçantë për angazhimin që ka treguar vendi i juaj për proceset në Kosovë dhe për përkrahjen në të kaluarën.
Më lejoni që në fund të ju dëshirojë juve dhe Qeverisë suaj punë të mbarë dhe sukses të vazhdueshme.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 7 Tetor, 2010