Prishtinë, 17 nëntor 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim që të ndajë nga 5000 mijë euro për familjet e fëmijëve që humbën jetën në vërshimet e fundit, që ndodhën në rajonin e Dukagjinit.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të vogëlushit 8 vjeçar Arbias Krasniqi dhe familjes së vogëlushit 7 vjeçar Valtrim Krasniqi, që humbën jetën tragjikisht si pasojë e vërshimeve.
Last modified: 17 Nëntor, 2010