Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sherifi dhe redaksisë së gazetës së përditshme “Zëri”, me rastin e vdekjes së gazetarit Petrit Sherifi

17 Mars, 2012

Prishtinë, 17 mars 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sherifi dhe redaksisë së gazetës së përditshme “Zëri”, me rastin e vdekjes së gazetarit Petrit Sherifi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Sherifi,
E nderuar redaksi e gazetës “Zëri”,

Me pikëllim e morëm lajmin për humbjen e jetës së familjarit tuaj, gazetarit Petrit Sherifi në një aksident trafiku në Gjilan.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë rolin e medias së lirë dhe të pavarur të Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Në këtë kuadër, roli i gazetarit Petrit Sherifi në shtjellimin e temave të karakterit të zhvillimit ekonomik të Kosovës është për t’u çmuar.

Vdekja tragjike dhe e hershme e Petritit, është një humbje e madhe për familjen Sherifi, por edhe për gazetarinë e shkruar kosovare.

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 17 Mars, 2012

Comments are closed.