Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton

12 Shkurt, 2010

Prishtinë, 12 shkurt 2010

Me anë të një telegrami, për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur përgëzimet për suksesin e trajtimit shëndetësorë të ish-presidentit Clinton, në Spitalin Presbiterian në Manhattan të New York-ut.

Në telegram, pos tjerash, shkruan:

“President Clinton, ne sapo e morëm lajmin e gjendjes suaj shëndetësore dhe atë për trajtimin tuaj mjekësor që pasoi në Spitalin Presbiterian në Manhattan të New York-ut. Në emër të qytetareve të vendit tim, jam shumë falënderues që raportet e fundit tregojnë që po ndiheni më mirë dhe që procedura mjekësore të cilës ju nënshtruat kaloi me sukses.

Ju, z. Clinton, zini një vend të veçantë dhe të përjetshëm në zemrën e Kosovës, shtatorja juaj qëndron e fortë dhe krenare në kryeqytetin tonë dhe si Kryeministër – sinqerisht shpresoj që të keni një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan në telegramin e kryeministrit Hashim Thaçi dërguar ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Last modified: 12 Shkurt, 2010

Comments are closed.