Prishtinë, 28.03.2013
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënon ashpër sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala.
Ky akt qyqar është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe është në dëm të demokracisë së vendit tonë, thekson kryeministri.
Kryeministri Thaçi ka kërkuar veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që të kapen akterët e këtij sulmi dhe të marrin dënimin e meriturar.
Last modified: 14 Maj, 2022