Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përuroi sot Qendrën e Banimit Social në Gjilan: Një mesazh i mirë i bashkëjetesës edhe këtu në Gjilan

27 Shtator, 2008

Prishtinë, 27 shtator 2008
 
Në një fjalë rasti kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke përgëzuar banorët përfitues tha se ky objekt i rëndësishëm ku kanë gjetur strehim 26 familje dhe projekte tjera të infrastrukturës rrugore e shkollore, janë vetëm fillimi i përkushtimeve të mëdha të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta ndryshuar për të mirë vendin tonë dhe për t’u siguruar qytetarëve mirëqenie më të mirë”.
 
“Kjo qendër banimi e ndërtuar bashkë nga qeveria dhe komuna, ku përfitues janë komunitete të ndryshme, është një mesazh i mirë i bashkëjetesës edhe këtu në Gjilan”, tha kryeministri Hashim Thaçi, duke premtuar përkushtimin më të madh të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe për këto kategori të shoqërisë.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Qemjal Mustafa, falënderoi qeverinë për mbështetjen që i jep komunës së Gjilanit me projekte të rëndësishme si ky sot. 

Last modified: 27 Shtator, 2008

Comments are closed.

×