Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot komandantin e KFOR-it, z. Xavier de Marnack

27 Gusht, 2008

Prishtinë,  27 gusht 2008
 
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi priti sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Xavier de Marnack.
 
Kryeministri Thaçi me këtë rast ka falënderuar gjeneralin de Marnack për  bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë  me Qeverinë e Kosovës.
 
Z. Thaçi posaçërisht ka falënderuar punën e mirë dhe të shkëlqyeshme të gjeneralit De Marnack dhe të njësive të KFOR-it për  ruajtjen e paqes dhe sigurisë në një periudhë shumë të rëndësishme në të cilën janë marrë vendime historike për Kosovën siç është shpallja e Pavarësisë, miratimi i Kushtetutës , i Simboleve shtetërore dhe mbajtja e Konferencës së Donatorëve për Kosovën..
 
“Gjithë kjo periudhë e suksesit është periudhë e bashkëpunimit të ngushtë,  prandaj i shpreh gjeneralit mirënjohjen më të sinqertë në emër të Qeverisë së Kosovës për punën e mrekullueshme”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. duke shtuar se z. Xavier de Marnack ka qenë dhe do të mbetet mik i Kosovës.  
 
Komandanti i KFOR-it, në largim, gjenerali Xavier de Marnack, falënderoi kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e mirë dhe premtoi se do të ndihmojë Kosovën dhe popullin e saj edhe pas largimit nga Kosova. 

Last modified: 27 Gusht, 2008

Comments are closed.

×