Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, nënshkroi dy marrëveshje bilaterale bashkëpunimi me Qeverinë e Luksemburgut

27 Tetor, 2008

Prishtinë, 27 tetor 2008
 
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit midis qeverisë së Kosovës dhe atyre që njohën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran që në ditët e para, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, sot nënshkroi dy marrëveshje bilaterale bashkëpunimi me Qeverinë e Luksemburgut.
 
Këto dy marrëveshje arrijnë shumën prej 6 milionë eurosh, dhe janë të destinuara për jetësimin e projekteve që ndihmojnë zbutjen e gjendjes sociale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të një pjese të popullsisë që ende ballafaqohet me vështirësi të përditshme.
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkrahjen që po i bën Kosovës, duke garantuar se në Kosovë do të sundojë ligji, siguria dhe thellimi i bashkëpunimit me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Last modified: 27 Tetor, 2008

Comments are closed.