Prishtinë, 23 qershor 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, do të niset sot për në Bruksel për të marrë pjesë samitin e nivelit të lartë të politikës evropiane ndaj Ballkanit, të organizuar nga organizata Miqtë e Evropës dhe Fondacioni Konrad Adenauer.
Gjatë samitit, Kryeministri Thaçi do të flasë lidhur me rolin dhe ndikimin e Bashkimit Evropian në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, me theks të veçantë në efektin stabilizues dhe paqësor që ka pasur pavarësia e Kosovës në rajon.
Në samit do të marrin pjesë kryeministra nga rajoni, komisionerë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.
Last modified: 23 Qershor, 2008