Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka emëruar koordinatorin për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës

24 Shkurt, 2010

Prishtinë, 24 shkurt 2010

Në kuadër të veprimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit, sot kryeministri i Qeverisë  së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar z.Ylber Hysa, Koordinator të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.

Z.Ylber Hysaj, në cilësinë e tij si koordinator, do të jetë përgjegjës për koordinimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, si dhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtar, në zbatim të Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.

Last modified: 24 Shkurt, 2010

Comments are closed.