Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me ministren bullgare për çështje evropiane, Gergana Grancharova

24 Prill, 2008

Prishtinë, 24 prill 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti ministren bullgare për çështje evropiane Gergana Grancharova.

Kryeministri Thaçi e falënderoi zyrtaren e lartë bullgare për njohjen e  Republikës së Kosovës nga ana e Republikës së Bullgarisë, si dhe për politikën e koordinuar për njohjen e Kosovës nga vendet e rajonit (Kroacia dhe Hungaria).
Po ashtu, Kryeministri Thaçi e çmoi lart  praninë ndërkombëtare të Bullgarisë në Kosovë, dhe kërkoi thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve. Në takim u fol për investimet bullgare në Kosovë dhe për shkëmbim të përvojave në fushën e integrimeve evropiane.

Ministrja Grancharova shprehu konsideratë të madhe për pjekurinë e lidershipit të Kosovës gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë, dhe në emër të qeverisë bullgare ofroi ndihmë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore të institucioneve të Kosovës.

“Thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë në të ardhmen do të rriten”, tha mes tjerash zonja Grancharova, e cila shprehu kënaqësinë për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. 

Last modified: 24 Prill, 2008

Comments are closed.