Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, studentëve dhe personelit universitar të Kosovës ua uron fillimin e vitit të ri akademik

1 Tetor, 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, studentëve dhe personelit universitar të Kosovës ua uron fillimin e vitit të ri akademik. Në mesazhin e kryeministrit thuhet:
 
Kam nderin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës studentëve dhe personelit akademik të Universitetit të Prishtinës dhe fakulteteve tjera t’ua uroj fillimin e vitit të ri akademik 2008/ 2009.

Ky vit akademik është i veçantë sepse fillon në Kosovën e lirë, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Kontributi i botës akademike për një të arritur të tillë të Kosovës është i madh dhe jashtëzakonisht i çmuar.

Qeveria e Kosovës ndër prioritetet e saj themelore ka vënë avancimin e arsimit në të gjitha nivelet. Vetëm me një sistem të përparuar dhe modern Kosova do të përgatitet për t’i përballuar sfidat e shekullit njëzet e një.

Jemi të vetëdijshëm se duhet bërë edhe më shumë në ngritjen e kushteve për studentët dhe stafin mësimdhënës, për çka qeveria zotohet se me përgjegjësi institucionale do t’i hulumtojë të gjitha format që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimimit të lartë.

Duke besuar në mbarësinë e këtij viti akademik, uroj studentët, profesorët dhe personelin akademik, të shënojnë suksese dhe rezultate të larta në punën e tyre profesionale dhe shkencore.

Hashim Thaçi,
Kryeministër, Qeverisë së Kosovës 

Last modified: 1 Tetor, 2008

Comments are closed.