Prishtinë 30 tetor 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti znj. Doris Pack, eurodeputeten e njohur, përkrahëse e çështjes së Kosovës që nga angazhimet e saj në Parlamentin Evropian.
Eurodeputetja Pack u interesua rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, lidhur me integrimin e komunitetit serb në institucione, si dhe për përfaqësimin e gruas në misionet diplomatike.
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi e njoftoi znj. Doris Pack me prioritetet e Qeverisë, me të arriturat në arsim, duke nënvizuar rritjen e pagave, akreditimin e universiteteve, ndërtimin e godinave shkollore dhe thellimin reformave në të gjitha nivelet e edukimit.
Kryeministri Thaçi foli edhe për angazhimin e qeverisës në sektorin e shëndetësisë, në ngritjen e infrastrukturës rrugore dhe përpjekjet për të zgjidhur problemet energjetike të vendit. Në institucionet e Kosovës janë integruar të gjitha komunitetet, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, në Qeveri dhe Kuvend, tha mes tjerash kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Last modified: 30 Tetor, 2008