Prishtinë, 11 prill 2009
Shumë i nderuari Ipeshkv Gjergji,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju z.Gjergji dhe gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi.
Uroj që Festën e Pashkëve ta kaloni sa më ngrohtë në familjet tuaja me të afërmit tuaj me bindjen se për Kosovën dhe qytetarët e saj janë duke ardhur gjithnjë e më shumë ditë të mira për punë, jetesë dhe festime dinjitoze.
Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.
Fetsa e Pashkëvet festohet në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike me perspektivë të ndritur euroatlantike.
Edhe njëherë urime dhe përgëzime të ngrohta për Festën e Pashkëve!
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 11 Prill, 2009