Prishtinë, 29 prill 2009
Në mesazh thuhet:
I nderuari kryeministër Berisha,
Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta me rastin e aplikimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkim Evropian.
Anëtarësimi i plotë Shqipërisë në NATO një muaj më parë ishte një e arritur e jashtëzakonshme e popullit shqiptar.
Shqipëria, duke u bërë pjesë e organizatës më të fuqishme botërore për siguri dhe paqe, u bë shembull i mirë i arritjes së standardeve të larta demokratike për shtetet në rajon.
Qeveria e Kosovës dhe gjithë qytetarët e saj i gëzohen arritjeve të Shqipërisë në të gjitha fushat e integrimeve euroatlantike.
Ne besojmë se institucionet e Shqipërisë do ta luajnë rolin e duhur për të ndihmuar dhe afirmuar të arriturat e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Integrimi i ardhshëm i Shqipërisë në Bashkim Evropian do të jetë edhe një hap i madh i popullit shqiptar dhe një e arritur për të gjitha vendet fqinje.
Paqja, stabiliteti dhe përparimi i përgjithshëm po bëhet pjesë e rajonit tonë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim edhe njëherë iu shpreh përgëzimet më të mira.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 29 Prill, 2009