Në tekstin e telegramit thuhet:
Prishtinë, 8 gusht 2010
E nderuara familje Veseli,
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen tragjike të veprimtarit të dhe veteranit të lëvizjes kombëtare, Sabit Veseli.
Emri dhe vepra e Sabit Veselit është e lidhur ngushtë me demonstratat e studentëve të vitit 1981 në Mitrovicë, kontributi i veçantë në radhët e LPK-së dhe në ngritjen e fuqizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qëndrimi i tij në burgjet jugosllave vetëm sa e forcoi idealin e tij në rrugën e çlirimit të Kosovës.
Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për familje, për miqtë dhe veprimtarët e shumtë anekënd trojeve shqiptare.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 7 Gusht, 2010