Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, me rastin e vdekjes tragjike të ushtarëve turk në Afganistan

16 Mars, 2012

Në tekstin e telegramit të ngushëllimit thuhet:
 
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e rrëzimit të helikopterit ushtarak në Afganistan, ku humbën jetën ushtarë turq.
 
Qeveria turke ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, por gjithashtu duke dërguar ushtarët e saj si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.  Qeveria jonë dhe qeveria juaj ndajnë të njëjtat vlera, vlerat e demokracisë, paqes, stabilitetit dhe duke punuar palodhshëm për t’u siguruar që liria të gëzohet nga të gjithë individët.
 
Ushtarët që e humbën jetën vdiqën heroikisht, për vlerat e çmuara të botës së civilizuar.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, popullit mik turk dhe qeverisë turke i shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 16 Mars, 2012

Comments are closed.