Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçi u takua sot me znj. Cindy McCain, e cila shoqërohej nga Drejtori i HALO’s z. Guy Willoughby

26 Mars, 2008

Prishtinë, 26 mars 2008
 
Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e znj.McCain, të z.Willoughby dhe organizatës HALO’s për rolin e tyre në procesin e rëndësishëm për sanimin e pasojave të luftës në Kosovë, me theks të veçantë në largimin e minave, të cilat paraqisnin rrezik potencial për jetën dhe pronën e qytetarëve të Kosovës.
 
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçi u takua sot me znj. Cindy McCain, e cila shoqërohej nga Drejtori i HALO’s z. Guy Willoughby.
 
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës z.Hashim Thaçi gjithashtu potencoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike.

Last modified: 26 Mars, 2008

Comments are closed.

×