Prishtinë, 26 qershor 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Forumi i Krans Montanës” në Monte Karlo të Monakos. Në këtë takim marrin pjesë liderë të shquar të botërorë.
Nesër, më 27 qershor, në një sesion të veçantë, kryeministri Thaçi do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalë, me temën “Perspektiva e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”.
Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në ‘Forumin Krans Montana” shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Gjatë këtyre ditëve kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi është duke u takuar me burrështetas të rëndësishëm të Evropës, Afrikës dhe Azisë. Takim të veçantë kryeministri Thaçi do të ketë me burrështetas të Arabisë Saudite.
Last modified: 26 Qershor, 2008