Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon mr. Naim Tërnavën me rastin e rizgjedhjes Myfti i Kosovës

20 Tetor, 2008

Prishtinë, 20 tetor 2008
 
Në telegramin e urimit thuhet:
 
I nderuari z. Tërnava,

 
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh urimet më të mira me rastin e rizgjedhjes në postin e Myftiut të Kosovës.
 
Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat e historisë sonë të re, në saje të drejtuesve të saj.
 
Qeveria e Kosovës do ta mbështes punën Tuaj dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim në çdo kohë.
 
Duke ju uruar shëndet dhe punë të mbarë Ju dhe Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës u shpreh përgëzime të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër
 

Last modified: 20 Tetor, 2008

Comments are closed.

×