Prishtinë, 23 maj 2008
Me rastin e vdekjes së Presidentit të Top Media-s, Dritan Hoxhës, kryeministri i Qeverisës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i ka drejtuar një telegram ngushëllimi familjes Hoxha dhe kompanisë së fuqishme mediale Top Media, në të cilin thuhet:
E nderuara familje Hoxha,
Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë mediale Top Media, z. Dritan Hoxha.
Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern.
Ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe në emrin tim.
Ngushëllime të sinqerta u shprehim stafit drejtues të Kompanisë Top Media dhe gjithë kolegëve të tij në Republikën e Shqipërisë.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës
Last modified: 23 Maj, 2008