Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi falënderon Kryeministrin e Samoas, z. Tuilaepa Lupesoliai Malielegoai, me rastin e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e shtetit të pavarur të Samoas

16 Shtator, 2008

Prishtinë, 16 shtator 2008
 
I nderuar kryeministër Malielegoai,

 
Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e saj janë të nderuar nga njohja që shteti Juaj i bëri Republikës së Kosovës.
 
Samoa hyri në radhën e shteteve me demokraci të zhvilluar duke njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
 
Kjo njohje është edhe një hap inkurajues për perspektivën e Kosovës, si shtet demokratik, që synon integrimet në institucionet euroatlantike dhe në të gjitha organizmat ku e kanë vendin shtetet e pavarura.
 
Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përparimin e demokracisë, kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike në planin e brendshëm dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj.
 
Në planin e jashtëm, Kosova do të thellojë kultivimin e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje, duke luajtur rol konstruktiv në rajon dhe më gjerë.
 
Edhe një herë shpreh falënderimin për qeverinë dhe popullin e Samoas.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Last modified: 16 Shtator, 2008

Comments are closed.

×