Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hoti priti në takim Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani

19 Tetor, 2020

Prishtinë, 19 tetor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.

Me këtë rast, kryeministri Hoti  dhe Auditori Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si dhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, tha Kryeministri Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar të gjeturat e auditorit.

Last modified: 19 Tetor, 2020

Comments are closed.