Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hoti kërkoi nga Bosnjë Hercegovina heqjen e vizave dhe hapjen e Zyrave Ndërlidhëse

2 Nëntor, 2020

Prishtinë, 2 nëntor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.
Gjatë kësaj bisede, bashkë me Kryeministrin Hoti ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri.

Last modified: 2 Nëntor, 2020

Comments are closed.