Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Aleancën Kosovare të Bizneseve

11 Mars, 2009

Prishtinë, 11 mars 2009

Kryeministri i Qeveris s Republikës s Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe me drejtues të kësaj aleance ka biseduar për gjendjen dhe kushtet e zhvillimit të bizneseve në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur përkushtimin e Qeverisë së  Kosovës për të krijuar klimën e volitshme ligjore dhe administrative për zhvillim të bizneseve dhe inkurajim të investimeve në Kosovë. Kryeministri Thaçi ka vlerësuar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për hartimin e politikave tatimore sa më të favorshme për zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Last modified: 11 Mars, 2009

Comments are closed.