Prishtinë, 31 korrik 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.
Në vazhdim po i japim të plota deklarimet e kryeministrit Thaçi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas
Kisha kënaqësinë të takohesha me të nderuarin zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Greqisë, me cilin zhvilluam biseda jashtëzakonisht të frytshme për relacionin e dy vendeve tona mike, Kosovës dhe Greqisë, dy vendeve dhe dy popujve tanë miq, për bashkëpunimin tonë regjional, për perspektivën euro atlantike të Kosovës, sepse jemi duke punuar maksimalisht që në një të jemi pjesë edhe të NATO-së dhe te BE-së.
Vizioni i Kosovës është bashkëpunimi me të gjitha shtetet e rajonit, në kuadër të kësaj kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, këtë bashkëpunim në kuadër të perspektivës euro- atlantike besojmë se do ta kemi edhe me Serbinë.
Greqia gjithmonë i ka luajtur rolin që i ka takuar dhe shumë të rëndësishëm për bashkëpunim në rajon, një rol aktiv dhe pozitiv. Në kuadër të kësaj bashkëpunimi ynë i drejtpërdrejt nëpërmjet Prishtinës dhe Athinës ka qenë produktiv.
Sot kemi bashkëpunim biletaral në shumë fusha, bashkëpunim ky që po jep rezultatet e veta edhe në konsolidimin e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe të perspektivës sonë evropiane. Të gjitha temat që diskutuam edhe me zëvendësministrin kanë qenë tema të interesit të relacioneve tona bilaterale, të bashkëpunimit rajonal dhe frymës integruese euro – atlantike.
Unë falënderoj zëvendësministrin për vizitën që po bën në Kosovë. Falënderoi Greqinë për mbështetje të vazhdueshme që ka dhënë Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon, për prezencën e Greqisë edhe në kuadër të KFOR-it, të ICO-së të EULEX-it për prezencën mekanizmave ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm bilateral. Bashkëpunimi ynë vetëm sa do të afirmohet, vetëm sa do të thellohet edhe si vende të një bashkëpunimi regjional por edhe i perspektivës euro atlantike.
Kryeministri Thaçi është përgjigjur edhe në interesimin e medias lidhur me komentin e presidenti serb, Tadiq ka bërë që serbët e Kosovës do të duhej të kishën një status të veçantë:
Opinioni i GJN-së ka qenë shumë i qartë për Kosovën edhe për rajonin, por edhe për gjithë mbështetësit e zhvillimeve në rajon, por para se gjithash në Kosovë.
Unë edhe në përshëndetjen të cilën e kamë marrë nga Baronesha Ashton, e cila flet në emër të 27 shteteve të BE-së, është një përshëndetje dhe mikpritje e këtij opinioni, e në të njëjtën kohë edhe një ftesë për bashku nim ndër fqinjësor.
Prandaj, jemi për bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë dhe në të njëjtën kohë shprehim gatishmëri që t’i kontribuojmë këtij bashkëpunimi, paqes, stabilitetit perspektivës rajonale edhe të perspektivës evropiane, ndërsa në asnjë rrethanë për çështje të tona të brendshme. Ne jemi shteti pavarur dhe sovran.
Ndërsa, për çështje tjera që pyetët as që ka diskutuar, as që i ka shkuar ndërmjet dikujt. Është një spekulim medial, krejt i panevojshëm i cili duhet të largohet sa ma parë par nga spekulimet.
Deklarimi i Zëvendësministit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas:
Ju falëmnderit shumë dhe më lejoni që fillimisht të shpreh falënderimet e mia për pritjen e ngrohët, për mikpritjen që na ofruat sot në Prishtinë.
Ju e dini që vizita ime këtu në Prishtinë vjen pas takimit që patëm me ministrat tonë të jashtëm në Bruksel, të hënën e kaluar ku diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në rajon, së bashku me kolegët e mi nga shtetet e BE-së.
Siç e dini po ashtu e vizitova edhe Beogradin ku pata diskutime të shumta dhe kur e kemi fjalën për BE kuptohet nuk është ndonjë sekret që ekzistojnë qasje të ndryshme dhe pikënisje të ndryshme, kur flitet për çështje të tilla si temat të rajonit dhe në këtë kontekst do të thosha se edhe pozicioni i Greqisë është mirë i njohur.
Mirëpo, më e rëndësishme është se këtu se të gjitha shtetet e BE-së, të gjitha 27 shtete anëtare pajtohen për një gjë shumë të rëndësishme, për një pikë shumë të rëndësishme se rajoni duhet të ketë një të ardhme të qartë evropiane dhe kjo është e ardhmja për gjithë rajonin dhe këtu ne si Greqi me shumë krenari mund të themi se u përkasim atyre shteteve të cilat kanë promovuar dhe po e promovojnë këtë ide për të ardhmen evropiane të rajonit, në një mënyrë mjaftë efikase. Këtu i kujtojë vendimet e Këshillit të Evropës në Selanik në vitin 2003, kur perspektiva evropiane e këtij rajoni u prezantua fillimisht dhe duke iu referuar edhe iniciativës së re të Greqisë, agjendës së mirënjohur të vitit 2014 me të mendojmë të vëjmë një dinamikë të re për këtë ide, që rajonin ta shohim sa më shpejtë si pjesë të familjes tonë evropiane – të BE-së.
Dhe, ky është mesazhi kryesor të cilin unë e përcolla sot këtu, dhe ky është mesazhi të cilin unë ja përcolla edhe zotit kryeministër dhe ky është mesazhi ynë për Prishtinën dhe ky është gjithashtu edhe mesazhi ynë edhe për Beogradin se duhet ta shohim të ardhmen tonë brenda BE-së. Në shpresojmë dhe besojmë se Greqia ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces.
Jemi pjesë e rajonit dhe mendojmë se mund të luajmë një rol special dhe në këtë rol special vijnë edhe përgjegjësitë speciale dhe Greqia është e gatshme ta marrë të marrë para vetes këtë detyrë dhe të kontribuojë në mënyrën më konstruktive për këtë qëllim përfundimtar, të cilin e kemi vënë përpara vetes, të gjithë rajonit që të bëhen pjesë e familjes evropiane.
Edhe një herë ju faleminderit shumë për këtë mikpritje të ngrohët dhe diskutimet shumë të hapura dhe të sinqerta që kishim z. Kryeministër.
Last modified: 31 Korrik, 2010