Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi takon Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z. Alfredo Manitika

1 Shkurt, 2010

Prishtinë, 01 shkurt 2010
 

Kryeministri  i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme  të Italisë, z. Alfredo Manitika , me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës.  
 

Fillimisht kryeministri Thaçi ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Italisë për mbështetjen për Kosovën, para dhe pas shpalljes së pavarësisë dhe tash në kuadër të EULEX-it dhe KFOR-it.
 

Z. Thaçi me këtë rast ka njoftuar z. Mantiaka me  prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2010 të cilat konsistojnë në angazhimet për plotësimin e standardeve evropiane dhe të agjendës së integrimeve evropiane.
 

Më pas kryeministri Thaçi ka veçuar angazhimet e Qeverisë lidhur me zhvillimin  ekonomik dhe tërheqja e investitorëve të huaj. “ Jemi në prag të fillimit të projekteve kapitale investive publike, autostradës Morinë- Merdare , Kosovës së Re, privatizimit të Valës, koncensionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, ka shpjeguar z. Thaçi dhe ka mirëpritur investitorët italianë.

Po ashtu kryeministri Thaçi ka kërkuar  ndihmën e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në  Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

Në takim është diskutuar edhe integrimi i minoriteteve sipas dokumentit të presidentit Ahtisari. “Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë përfunduar me sukses, të qeta, të rregullta, demokratike dhe shumëtnike. Kryetarët e komunave me shumicë serbe nga këto zgjedhje e kanë përkrahjen time të plotë dhe të Qeverisë së Kosovës “ka thënë kryeministri Hashim Thaçi .

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme  të Italisë, z. Alfredo Manitika , me këtë rast ka falënderuar kryeministri Thaçi për takimin e hapur dhe të sinqertë dhe ka siguruar z. Thaçi për  mbështetjen e palës italiane për Republikën e Kosoves edhe zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve.

Last modified: 1 Shkurt, 2010

Comments are closed.