Prishtinë, 19 mars 2013
Gjatë qëndrimit në Vatikan, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, kryeministri Hashim Thaçi është pritur në audiencë private nga Papa Francisku i Parë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka informuar Papa Franciskun e Parë për progresin e arritur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj audience, kryeministri Thaçi i kërkoi Papa Francikut të Parë njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.
Në margjinat e ceremonisë së inaugurimit të Papës Francisku i Parë, mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me liderë të ndryshëm botëror, që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.
Kryeministri Thaçi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Baroso, presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentin slloven Borut Pahor, presidentin bullgar Rosen Plevneliev, kryeministrin e Francës Jean-Marc Ayrault, kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, kryyeminsitrin e Bosnjë dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda, ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit Dipu Moni, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Avaramopulos, kongresisten Nancy Pelosi.
Last modified: 14 Maj, 2022