Prishtinë, 1 dhjetor 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti z. Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian . Temë e bisedës ishte takimi i nesërm i Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Asociim Stabilizimit.
Kryeministri Thaçi e njoftoi zoti Mirel me përgatitjet që janë bërë që takimi i nesërm të jetë sa më i suksesshëm.
Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Evropian dhe çmon raportin e progresit mbi këtë bashkëpunim.
“Kosova është e vendosur t’i përmbush të gjitha kushtet dhe të bëhet sa më parë anëtare e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, tha mes tjerash kryeministri i Qeverisës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Ndërkaq, z. Pierre Mirel, tha se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe takimi i nesërm do të jetë i frytshëm, sepse do të vërë në pah edhe më mirë pikat e bashkëpunimit midis Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
Z. Mirel shprehu konsideratë të lartë për rezultatet e Konferencës së Donatorëve për Kosovën dhe për punën e përgjegjshme të Qeverisë së Kosovës.
Last modified: 1 Dhjetor, 2008