Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti Thomas Kossendey, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë

11 Shkurt, 2010

Prishtinë, 11 shkurt 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot ThomasKossendey, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë, qëshoqërohej nga gjashtë anëtarë të Bundestagut Gjerman.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi theksoi përkushtimin e vazhdueshëm tëQeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e reformave tëgjithmbarshme në vend.

Duke riafirmuar rolin e Republikës së Kosovës, si faktor paqeje dhestabiliteti në rajon, me perspektivë të qartë të integrimit në NATO dheBE, kryeministri Thaçi vuri në dukje vizionin dhe angazhimet e Qeverisësë Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit, luftën epakompromis ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar, respektiminafirmativ të komuniteteve, bashkëpunimin rajonal, dhe zhvillimin eqëndrueshëm ekonomik.

Kryeministri Thaçi gjatë takimit shfrytëzoi rastin për të shprehurfalëmnderime dhe mirënjohje për mbështetjen që Republika e Gjermanisë,i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës në vazhdimësi.

Përmbushja e të gjitha kritereve dhe standardeve demokratike, që dalinnga procesi i Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO,është prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mepërkushtimin tonë të vazhdueshëm për përmbushjen e këtyre kritereve dhestandardeve, jemi të bindur se Republika e Kosovës në një periudhëshumë të afërt do të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave,- tha z.Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimitfalënderoi sekretarin Kossendey edhe për ndihmën që qeveria gjermane pojep në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

Last modified: 11 Shkurt, 2010

Comments are closed.