Prishtinë, 22 maj 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Çekisë në Prishtinë, Znj. Janina Hrebickova, nga e cila ka pranuar konfirmimin zyrtar të Çekisë për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Konfirmimin nga Çekia për zyrtarizimin e njohjes së Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, e ka përshëndetur kryeministri Thaçi duke falënderuar qeverinë dhe popullin çek, për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj.
Last modified: 22 Maj, 2008